Kovaçevski: ESM funksionon paralelisht në dy fusha

Shkup, 2 korrik – Kriza evropiane energjetike i komplikon aktivitetet nga skenari i gjelbër, dhe në Evropë edhe tek ne, deklaroi drejtori i SHA ESM Vasko Kovaçevski, në konferencën energjetike FEM 2022 në Ohër. Duke folur në panelin “Qasje të reja në arritjen e qëllimit net-zero”, Kovaçevski porositi se SHA ESM funksionon paralelisht në dy fusha – sigurim i energjisë elektrike në krizë dhe investimi në burime të ripërtërishme dhe zbatimin e agjendës së gjelbër.

“SHA ESM vazhdon me investime në burme të ripërtristhshme. Pikërisht elektrana fotovoltaike Oslomej 1 është ndërtuar gjatë krizës së Kovid-19 dhe krizës energjetike, në kushte të jashtëzakonshme të vështira për punë dhe kjo elektranë prodhon energji nga dielli. Siguruam financim edhe për projekte për burime të ripërtërishme”, deklaroi drejtori Kovaçevski.

Në fund drejtori Kovaçevski e nënvizoi kontributin e Bordit Drejtues dhe Bordit Mbikqyrës, drejtorët dhe të gjithë të punësuarit në ESM, me angazhim maksimal në kohën e krizës më të madhe energjetike në përgjithësi, po sigurohet edhe dërgesë e qëndrueshme e energjisë elektrike dhe më pas mbrohen qytetarët dhe konsumatorët e vegjël nga rritje enorme e çmimit të energjisë elektrike.