Kostadinovska Stojçevska: Në fokus kultura dhe të rinjtë si dhe përforcimi i tyre në krijimin e projekteve europiane
Tiranë 29 qershor – Shpërblimi për Tiranën si kryeqytet evropian rinor (EYS) për vitin 2022, paraqet rrugë të re për avancim për qytetin, për rinin dhe për vendin. Kjo është mënyrë e re e bashkëpunimit, disejni, stimulimi dhe përforcimi i qytetit, me dhe për rininë, thonë nga Kongresi rinor nacional i Shqipërisë.
Siç kumtoi Ministria e Kulturës, ata pas takimit me ministren e Kulturës së RMV-së Bisera Kostadinovska-Stojçevska që merr pjesë në takimin ministror për Ballkanin Perëndimor për promovimin e Platformës së parë ministrore për kulturë, informojnë se ky vit i përkushtohet kulturës dhe rinisë, ndarje të përvojave për atë që identifikohet si sfidë, por në të njëjtën kohë si momentum më i çmueshëm dhe inspirues, ndërsa kjo është përkushtimi të ndërtojnë trashëgimi afatgjate dhe për të përmirësuar vizionin për Tiranën si qytet që është inkluziv për të gjithë të rinjtë.
Drejtorja Ekzekutive e Kongresit rinor nacional të Shqipërisë, Dafina Peci thotë se për zbatimin e EYS 2022 në Tiranë, është në bashkëpunimin me qytetin e Tiranës dhe Ministritë e ndryshme dhe agjencitë qeveritare.
Ata konkluduan se institucionet duhet në mënyrë të plotë t’i përkushtohen me të gjitha kapacitetet dhe vullnetin maksimal për të përforcuar vendin dhe rininë përmes zhvillimit, progresit dhe punës së palodhur.

