Konferencë/ Institucionet të punojnë më seriozisht për bashkësitë më të vogla

Shkup, 2 qershor – Konferencë rajonale e titulluar “Përfaqësim i bashkësive më të vogla në nivel shtetëror dhe lokal”, si pjesë e projektit “Ruajtje e kulturës te Bashkësia Kroate dhe bashkësitë e tjera më të vogla në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili financiarisht mbështetet nga “Agjencia për Realizimin e të Drejtave të bashkësive” të Qeverisë u mbajt sot në Shkup.

Në konferencë fjalim pati koordinatori për interkulturalizëm, një shoqëri, zhvillim të kulturës dhe bashkëpunimit ndërresorial në Qeveri, Robert Allaxhozovski, i cili beson se të drejtat e bashkësive më të vogla janë rrëfim i suksesshëm.

“Pikërisht kjo Qeveri që nga viti 2017 e këtej ka politika aktive. Ato politika aktive janë pjesë e strategjisë për zhvillim të konceptit të një shoqërie dhe interkulturalizimit dhe gjithsesi edhe politikave të tjera të cilat mes tjerash bazohen në ndërtimin e shoqërisë multikulturore dhe të zhvillimit të tij dialog interkulturor”, tha Allagjozovski.

Sipas tij, bashkësitë në vendin tonë janë pasuri dhe ato nuk duhet mes vete të zhvillohen në rivalitet, por duhet të zhvillohen duke i respektuar dallimet, por edhe duke e përjetuar kulturën e tjetrit.

Ai theksoi se shumë nga institucionet të cilët i realizojnë të drejtat e bashkësive janë në njëfarë mënyre në gjumë, se nuk funksionojnë, nuk kanë mjete adekuate, as potenciale kadrovike. Por, siç theksoi, ato probleme i kanë diktuar dhe tani punojnë në tejkalimin e tyre.

“Sistemi ekziston, por duhet ta jetësojmë dhe t’i bëjmë institucionet të punojnë më seriozisht, të arijmë në praktika”, potencoi Allagjovski.

Kriza e kovidit, kriza energjetike dhe kriza e luftës në kontinentin evropian, siç theksoi, kryesisht sjellin shkurtimin e buxheteve dhe fondeve dhe ruajtjen e vetëm prioriteteve kryesore. Në kushte të tilla, tha ai, është shumë me rëndësi t’i bindim faktorët kryesorë të mos i shkurtojnë mjetet të cilat janë të dedikuara për bashkësitë më të vogla, të mos i ngrijnë ose projektojnë për vitin e ardhshëm punësimet.

Ambasadorja e Republikës së Kroacisë në vend, Nives Tiganj theksoi se kjo konferencë është mundësi që të kujtohemi se sa i rëndësishëm është roli i bashkësive pakicë në çdo shoqëri.

“Shpesh them se realizimi i të drejtave të bashkësive pakicë në çdo shtet është pasqyrë e shkallës së saj të demokracisë. Shembull më i mirë për këtë është Republika e Kroacisë, e cila është shembull eklatant për standarde të miratuara evropiane kur flasim për të drejtat e bashkësive të vogla ku të gjithë pjesëtarët e bashkësive pakicë kanë të drejta të njëjta nga bashkësia më e madhe pakicë deri madje edhe një përfaqësues i një bashkësie pakicë”, tha Tiganj.

Ajo në fjalimin e saj foli edhe për bashkëpunimin ndërmjet Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Për këtë, siç theksoi, Republika e Kroacisë është fuqishëm e përkushtuar në çfarëdo lloj ndihme financiare dhe mbështetje të bashkësisë kroate në Maqedoninë e Veriut dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. Por, shtoi edhe se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjithashtu tregoi përkushtim politik, si dhe mbështetje financiare për bashkësinë.

“E keni mbështetjen e fuqishme nga Republika e Kroacisë në kuptim politik, por edhe në kuptim financiar”, theksoi Tiganj.

Konferencën rajonale e organizoi Bashkësia e kroatëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.