Konferencë e shefave të Shtatmadhorive të vendeve ballkanike

Shkup, 16 qershor – Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, është nikoqire e Konferencës së pesëmbëdhjetë të shefave të SHM-së të armatave të vendeve ballkanike, e cila do të mbahet sot në Ohër.

Konferencën do ta hapë shefi i SHM-së së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, ndërsa fjalime do të kenë presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe komandant suprem i Forcave të armatosura, Stevo Pendarovski dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Bashkim Hasani.

Në konferencë, siç kumtoi MM-ja, përveç diskutimeve në temën e konferencës “Përdorimi i Forcave të armatosura në përballjen me sfidat më të reja në kontekst kombëtar dhe rajonal (praktika më të mira)”, do të shqyrtohen edhe mundësitë për përforcimin e mënyrave të bashkëpunimit ushtarak midis shteteve ballkanike, si dhe mënyrat e kundërshtimit të të gjitha sfidave bashkëkohore të sigurisë, rreziqet dhe kërcënimet në rajon. Kjo fillimisht lidhet me realizimin e trajnimeve të përbashkëta, si dhe me vlerësimin e kërcënimeve asimetrike të Ballkanit”.

Përveç shefit të SHM-së së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut si nikoqire, në Konferencë do të marrin pjesë edhe shefat e SHM-së së Armatave të BeH-së, Bullgarisë. Greqisë, Rumanisë, Serbisë, Turqisë, përfaqësues të SHM-së së Shqipërisë dhe të ushtrisë së Malit të Zi.

Konferenca e shefave të vendeve ballkanike realizohet njëherë në vit në parim të rotacionit, ndërsa deri më tani janë mbajtur katërmbëdhjetë konferenca.