Konfederata Ndërkombëtare dhe Evropiane e Sindikatave me mbështetje të plotë për grevën e LSM-së

Shkup, 20 qershor – Sekretarët e Përgjithshëm të Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatëve, Sharan Baroi dhe Konfederata Evropiane e Sindikatave Luka Visentini dhanë mbështetje të plotë aktiviteteve të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) për rritjen e pagave të punonjësve të sektorit publik dhe grevën e përgjithshme të ardhshme të organizuar nga LSM-ja.

“Kjo po ndodh në një situatë kur inflacioni vjetor është më shumë se 10 për qind, ndërsa shporta minimale konsumatore për një familje prej katër anëtarësh tashmë është rritur për 2.500 denarë që nga fillimi i vitit, sipas llogaritjeve të Sindikatës. Gjendja e jashtëzakonshme me rritjen e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve kërkon veprime të duhura nga ana e shtetit për të siguruar të ardhura të mira dhe mirëqenie të punëtorëve, duke përfshirë edhe sektorin publik”, thuhet në letrën me mbështetje për LSM-në dërguar kryeministrit Dimitar Kovaçevski, ministrave Bytyqi, Trençevska dhe Besimi.

Baroi dhe Visentini theksojnë se Maqedonia e Veriut u vlerësua për marrjen e obligimit për rritjen e pagës minimale, por siç informon LSM, Qeveria nuk ka përfshirë dispozita për rritjen e pagave të punonjësve të sektorit publik në projektbuxhetin vjetor, gjë që “de facto” ka shkelur Ligjin për pagën minimale nga shkurti i vitit 2022. /Zhurnal.mk