Komuna e Gostivarit binjakzohet me komunën Kütahya të Turqisë

Gostivar, 29 Korrik – Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari priti kryetarin e Komunës Kütahya të Republikës së Turqisë, Alim Işık. 

Qëllimi i takimit ishte binjakëzimi i komunave si dhe bashkëpunimi me këtë komunë me industri të zhvilluar në sferën e prodhimit të qelqit dhe porcelanit, nga ku Komuna e Gostivarit do të bëjë përpjekje që biznesmenë nga atje të sjellin kapitalin e tyre dhe të investojnë në Gostivar.

Mysafirët u pritën nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe kabineti i tij dhe u vizituan disa vende të Gostivarit si dhe në vendin ku në bazë të Memorandumit të nënshkruar komuna e Kütahyas, Gostivarit i ndërton kinema verore, një projekt fantastik dhe i nevojshëm për zhvillimin e kulturës dhe argëtimin e qytetarëve.

Bashkëpunimi parasheh edhe mbajtje të mbledhjeve të përbashkëta, seminare, takime, manifestime kulturore-sportive dhe vizita të ndërsjella së paku një herë në vit.