Komuna e Çairit pasurohet edhe me një fushë të re sporti (Foto)

Shkup, 12 korrik – Komuna e Çairit është pasuruar edhe me një fushë të re sporti. Fusha gjendet në Fushë Tophanë ndërsa hapësira që do të përdoret për basketboll dhe futboll, është pajisur me rekuizita të reja dhe është shtruar me dysheme prej gome speciale, informon Zhurnal.

Loja e parë u zhvillua nga disa sportistë të rinjë së bashku me kryetarin e komunës Visar Ganiu dhe ish kryetarin e komunës, Izet Mexhiti.

“Hapësirat ku të rinjtë do të merren me aktivitete sportive janë prioriteti ynë krysor, andaj paralajmërojmë investime të reja të kësaj natyre në lagje të tjera të Komunës sonë të ♥️”, shprehet kryetari i komunës, Visar Ganiu./Zhurnal.mk

https://www.facebook.com/VisarGaniu.Cair/posts/584818216331418