Kjo është përgjigjja epike e Dagz-it, pasi Einxhel i propozon martesë
Dyshja e famshme Einxhel Shkira dhe Dj Dagz po vazhdojnë romancën e tyre.
Momente nga më të ndryshme, ata po i ndajnë në rrjetet sociale me fansat.
Sot përmes një InstaStory, Einxhel ka ripostuar një shkrim ku ishin të shkruar disa nga tiparet e një partneri ideal e që gazetarja i sheh te DJ Dagzi.
“Martohu me mua”, shkroi tutje ajo duke etikuar Dagzin.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe reagimi i artisti cili tha se nuk e mendonte dy herë këtë kërkesë.
“Nuk jam edhe aq i mirë jo, por këtë ‘martohu me mua’ nuk e mendoj as dy herë”, shkroi ai.
Rikujtojmë se dyshja romancën e tyre e filloi në “BBV”.