Kërcënime për dëbim nga banesat sociale në Vizbeg?

Shkup, 7 qershor – Bajram Alishanin i cili jeton në banesën sociale duan ta dëbojnë vetëm pse është prononcuar për problemet me të cilat ballafaqohet ai me familjen e tij. Ai akuzon të punësuarin në Ministrinë për punë dhe politikë sociale në sektorin e personave të pastrehë se e ka kërcënuar se do ta dëbojë në rrugë. Edhe sot kur ne ishim të pranishëm e kërkoi në telefon, raporton KlanMacedonia.

Ai me gjashtë fëmijët e tij nusen dhe djalin nuk kanë ku të shkojnë dhe kanë frikë se do të mbesin rrugëve.

“Më kërcënohet atë që kam fol, të vërtetën e kam thënë se janë të sëmurë fëmijët, që nuk kujdesen për neve. Më tha bëhu gati do të dëboj nesër. Unë i thash nuk ka problem më dëbo. Më tha se përshkak se nuk kam dokumente do të më dëbojë vetëm pse kam fol para kamerave” – deklaroi Alishan Bajram.

Biseduam edhe me personin që thuhet se ka kërcënuar. Ai nuk pranoi të prononcohej para kamerave, por kategorikisht ka mohuar kërcënimet se do ta dëbojë familjen Bajram.

Ndryshe ditë më parë Klan Maqedoni raportoi për gjendjen e mjerueshme në cilët është për momentin banesa sociale në Vizbeg e cila është e rrethur me mbeturina. Në mes të mbeturinave luajnë fëmilët e për këtë edhe sëmuren. Në çdo cep të lagjës së Vizbegut ka nga një mini deponi, disa prej tyre janë afër shtëpive të banuara. Kërkuam përgjigje nga Qyteti i Shkupit. Kryetarja Danella Arsovska tha se disa herë kanë pastuar këto deponi të egra por se sërish janë formuar. Shtoi se disa herë me rradhë inspektorët janë sulmuar në terren e kjo vështirëson edhe më shumë punën e tyre.