Katër institucione të arsimit të lartë do ta vendosin edukimin mediatik në programin mësimor
Shkup, 2 qershor – Katër institucione të arsimit të lartë nga vendi kanë marrë grant për vendosje të edukimin mediatik në programet studimore të projektit të USAID-it për edukim mediatik “Të rinjtë mendojnë” që e realizojnë IREKS së bashku me Institutin për studime komunikuese (ISK).
Bëhet fjalë për Fakultetin Filologjik “Bllazhe Koneski” dhe Fakultetin Pedagogjik “Shën Klimenti i Ohrit” pranë Universitetit “Shën Cirili e Metodi”, Universiteti i Evropës Juglindore dhe Universiteti Amerikan i Evropës – FON.
Fakultetet janë përzgjedhur në thirrjen e parë publike të ISK dhe IREKS në kuadër të projektit për edukim mediatik të USAID-it, me qëllim që t’i nxisë institucionet e arsimit të lartë të punojnë me studentët dhe t’i avancojnë hulumtimet në fushë.
Aleksandra Temenugova, koordinatore e programit në ISK, në ngjarjen e sotme në “Aleksandar Pallas” ku janë prezantuar fituesit e grantit, për të cilin fillimisht janë paraqitur 11 fakultete nga universitete të ndryshme, theksoi se qëllimi i për shkak të së cilës realizohet projekti është shfrytëzimi i lirë dhe i papenguar i mediave të reja dhe njohja e të gjitha rreziqeve, të cilat i sjellë epoka digjitale.
Në ngjarje ka marrë pjesë edhe drejtori i projektit, Mihajllo Lahtov, i cili për momentin koordinon më shumë aktivitete, me më shumë institucione, me qëllim që edukimi mediatik të bëhet pjesë e arsimimit formal.

