Kasami t’a përcjell mesazh për festën e Kurban Bajramit

Tetovë, 9 Korrik – Kryetari e komunës së Tetovës Bilall Kasami ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

“Kurban Bajrami vjen për të na kujtuar se, pëlqimi i Zotit arrihet duke sakrifikuar atë për të cilën për ne është më e vlefshmja. Secili nga ne kemi Ismailin tonë, por Zoti nuk na sprovon me Ismailin vetëm atëherë kur ne kemi arritur gradën e profetit Ibrahim. Shpagimi vjen vetëm atëherë kur ne jemi të gatshëm për sakrificë.

Le t’a përcjellim këtë mesazh të madh sa më shumë në këtë ditë të bekuar. Urime Festën e Haxh të pranuar për të gjithë haxhilerët!”, thuhet në urimin e Kasamit.

https://www.facebook.com/KasamiBilall/posts/pfbid0juDha3aLvYENE7PUh1EaPyQfjU6MKkdRKVdcpcMvWLNtmWfhbmUTk7cjJVjTfgMxl