Kasami mysafir në Prizren në shënimin e 144 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit

Prizren, 10 qershor – Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, sot ishte mysafir në qytetin e Prizrenit, aty ku më 10 qershor të vitit 1878 u mbajt edhe Lidhja e Prizrenit, informon Zhurnal.

Siç u shpreh nga atje Kasami, Lidhja e Prizrenit është një ndër ngjarjet e mëdha të historisë së popullit shqiptar, ngjarja më sublime, që i dha frymë një epoke, që i dha kuptim politik dhe vizion mbarëshqiptar idesë së bashkimit dhe lirisë, idesë së mëvetësisë dhe dinjitetit kombëtar në të gjitha trojet etnike.

Siç shton më tej ai, Lidhja e Prizrenit padiskutim përfaqëson aspiratën më sublime të shqiptarëve për liri, dinjitet dhe pavarësi. Lidhja e Prizrenit mbetet ngjarja më e rëndësishme e gjeografisë morale të shqiptarëve, ngjarje që nxiti zgjimin politik kombëtar të shqiptarëve në një kontekst të komplikuar historik.

https://www.facebook.com/KasamiBilall/posts/559817982180852