Kandidatët e BESËS në Saraqinë: Kërkojmë shumicë për Tetovën europiane

Tetovë, 3 Gusht – Kandidatët për këshilltarë nga Lëvizja Besa sonte kanë vazhduar takimin e tyre me qytetarë, ku ata vizituan fshatin Saraqinë të komunës së Tetovës.
Bartësi i listës së Lëvizjes Besa, Besar Durmishi ka njoftuar se bashkëbisedimi me banorët e Saraqinës ka qenë pikërisht për të kërkuar votën për Tetovën europiane.
Ja postimi i tij:
Sot ishim në fshatin Saraqinë, ku bashkëbiseduam me banorët e kësaj ane dhe kërkuam Shumicë për 8ovën, që ta bëjmë këtë qytet evropian. Shembullin tanimë e kemi në punën dhe projektet e realizuara në muajt paraprak.
Ashtu siç e bëmë rrugën kryesore sipas të gjitha standarteve, ashtu do t’i bëjmë edhe pjesët tjera të këtij fshati për ta kthyer atë në një fshat të bukur dhe cilësor për tu jetuar, shkruan kështu Durmishi pas takimit.