Kamçevit “i plotësohet dëshira” për shtyerje të vuajtjes së dënimit me burg

Shkup, 1 qershor – Biznesmeni Orce Kamçev dhe Nenad Josifoviq, sot duheshte të hyjnë në burgun e Strugës pas pranimit të fajit në rastin “Perandoria” me çka morën dënim me burg në kohëzgjatje prej 1 viti, por kjo sot nuk do të ndodhë përshkak se që të dy kanë kërkuar shtyerjen e vuajtjes së dënimit, informon Zhurnal.

Informatën për “Fokus” e ka konfirmuar edhe Vasill Batkoski, kryetar i gjykatës në Ohër, i cili thotë se derisa gjykatësi nuk sjellë vendim, në afat të paraparë ligjor, të dënuarit do të qëndrojnë në liri.

Shtyerja e vuajtjes së dënimit po kërkohet përshkak disa arsyeve siç janë, përkujdesje për fëmijë, sëmundje dhe ngjashëm. Njëri ka kërkuar shtyerje përshkak se gjendet në mjekim spitalor, ndërsa tjetri përshkak obligimeve të punës.

Kamçev gjithashtu i dënuar është edhe në raste tjera sikurse “Parcelat në Vodno”./Zhurnal.mk