Ka filluar mbledhja e 73 të në Kuvend, rendi i ditës ende nuk është miratuar
Shkup, 7 qershor – Kuvendi sot filloi me punë rreth mbledhjes së 73-të, për të cilën ende nuk është konstatuar rendi i ditës. Janë propozuar 12 pika, rreth të cilave duhet të punojnë deputetët, mes të cilave, dy propozim-vendime për dërgimin e ushtarëve në operacione ndërkombëtare, dy ratifikime, ndryshime të Ligjit për rrogat e gjykatësve, si dhe të anëtarëve të Këshillit gjyqësor, ndryshime të ligjit për siguri të sistemit hekurudhor, si dhe ndryshime të Ligjit për arsimin e mesëm.
Deputetët propozuan edhe pika që të plotësohet rendi i ditës, mes të cilave edhe Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për akciza, i propozuar nga grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, i cili parasheh ulje të akcizave për 50 për qind. Ky propozim nuk u pranua nga shumica e deputetëve.
Nevoja se përse duhet të miratohet Ligji për rroga të gjykatësve, me procedurë të shkurtuar, e arsyetoi ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançeski.
Ai tha se ndryshimet e ligjit për rroga të gjykatësve do të kontribuojë për punë më efikase të gjyqësisë dhe prokurorisë publike.
“Nuk bëhet fjalë për ndryshim thelbësor të Ligjit. Bëhet fjalë për rritje lineare të rrogave të gjykatësve dhe anëtarëve të Këshillit gjyqësor për 15 për qind”, sqaroi ministri.
Ai sqaroi se nuk bëhet fjalë vetëm për rritje të rrogave të gjykatësve dhe prokurorëve publik, por edhe të shërbimit gjyqësor dhe të prokurorisë publike.
nevoja për miratim me procedurë të shkurtuar të Propozim ligjit për ndryshim të Ligjit për siguri në sistemin hekurudhor, e arsyetoi zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi, i cili tha se nuk bëhet fjalë për ndryshime të mëdha, por vetëm parashihet afat i ri i mbajtjes së trenave më të mëdhenj për tërheqje, në vend se 12 muaj, afati i ri të jetë 24 muaj.
Në mesin e propozimeve, të cilat u gjendën në rend dite është edhe Propozim ligji për detyrim të RMV-së me kredi tek Banka evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim rreth Marrëveshjes për kredi për financim të projektit rajonal për mbeturinat nga gjërat e ngurta, me procedurë të shkurtuar.
Deputetët duhet ta shqyrtojnë edhe Propozimin e ligjit për garancë të RMV-së ndaj obligimeve rreth Marrëveshjes për kredi për financim të TEN-T projektit për autostradë nga Shkupi deri në kufirin me Kosovën, që do të lidhet mes Bankës evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim dhe Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, me procedurë të shkurtuar.
Koordinuesi i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski kërkoi që rendi i ditës të plotësohet me Propozimin e Kodit për ndërprerje të validitetit të Kodit për sjellje etike të deputetëve.
“Kur kemi shembull eklatant të mosrespektimit të Rregullores, nëpunësve, kolegëve, kërkuam të diskutohet për atë, vendimi në fund është individual. Megjithatë diskutim duhej të kishte. Edhe ne erdhëm në situatë që shumica qeveritare të vendosë të mos diskutohet për atë temë”, theksoi Micevski.
Ai theksoi se ata të cilët e kanë gojën plot transparencë, votuan kundër që të “hapet tema” për kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.
“Kërkoj që Kodi të vihet si pikë në rend dite”, kërkoi Micevski.
Kodi nuk u vendos në rend dite, sepse, siç tha kryetari i Kuvendit Xhaferi, nuk janë përkthyer materialet.
Pas punës dyorëshe, kryetari i Kuvendit dha pauzë prej një ore.

