Ivanov: Propozimi francez është sukses për Bullgarinë

Sofje, 16 qershor – Propozimi francez për garanca evropiane për përmbushje të kushteve bullgare nga Maqedonia e Veriut është sukses për Bullgarinë. Refuzimi i tij është humbje e një marrëveshjeje të mirë, deklaroi për BNR bashkëkryesuesi i partisë “Bullgaria demokratike”, Hristo Ivanov.

Sipas Ivanovit, Bullgaria është rrugës për ta humbur mundësinë për marrëveshje të mirë të cilën e bëri kryesimi francez. Parametri kryesor i kësaj marrëveshjeje, siç thotë, është se do të ketë obligim nga Komisioni evropian të ndjekë nëse Maqedonia e Veriut do t’i përfshijë bullgarët në kushtetutën e vendit si popujt e tjerë të cilët janë themelues të republikës, e jo si pakicë.

“Dhe nëse nuk ndodhë kjo, nuk do të ketë negociata për kapitullin e parë. Ky është sukses për diplomacinë dhe kjo nuk është tradhti nacionale”, tha Hristo Ivanov.

Ai e kritikoi sjelljen e ministres së Punëve të Jashtme në dorëheqje, Teodora Gençovska. Politikën e jashtme të Bullgarisë e cakton qeveria dhe shteti. Dhe nga kjo pikëpamje, sipas Ivanovit, secili ministër i cili pohon se ndoshta ka ndonjë politikë tjetër thjeshtë jep dorëheqje, si zakonisht. E këtë e bëri kur ishte ministër i Drejtësisë i Bullgarisë gjatë qeverisë së tretë të Bojko Borisovit mes viteve 2015-2017.