Gjatë vikendit në Maqedoni nuk pati asnjë të vdekur nga Covid, u shëruan 124, u infektuan 81 persona

Shkup, 20 qershor – Gjatë vikendit, nga e premtja deri të dielën, në Maqedoni gjithsej janë bërë 1972 testime për Covid, ndërsa janë regjistruar vetëm 81 raste të reja pozitive, informon Zhurnal.

Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 53 raste, në Manastir dhe Prilep nga 5, Veles 3, Kumanovë, Tetovë dhe Strugë nga 2 ndërsa në Kavadar, Gostivar, Ohër, Shtip, Strumicë, Kërçovë, Vinicë, Krushevë dhe Bogdanc vetëm nga 1.

Ndërkohë janë shëruar 124 pacientë të infektuar ndërsa të vdekur nuk ka asnjë.

Rastet aktive për momentin shënojnë 351./Zhurnal.mk