Gërkovska: I rëndësishëm mesazhi i ambasadores së re amerikane

Shkup, 29 korrik – Lufta kundër korrupsionit, qeverisjes së të drejtës janë prioritet numër një i shtetit tonë, edhe më tepër në prag të skanimit të negociatave që duhet t’i fillojmë në të ardhmen me Bashkimin Evropian. Për mua dhe për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, është shumë i rëndësishëm mesazhi i ambasadores së re, ndërsa edhe  angazhimi i ambasadores së deritanishme të SHBA-së në shtetin tonë, deklaroi sot zëvendëskryeministrja për qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska në përgjigje në pyetjes së gazetarëve për ta komentuar deklaratën e ambasadores së sapo emëruar të SHBA-së në vend, Anxhela Prajs Ageler, se do të ndihmojë në luftën kundër aktorëve të korruptuar.

“Si një nga aktivitetet e kabinetit tim është insistimi dhe dhënia e obligimit të institucioneve për të përgatitur plan për rreziqet në institucionet e tyre për korrupsion dhe në bazë të planeve do të bëjmë një plan të përbashkët veprimi se si t’i tejkalojmë ato. Po ashtu le të shohim rekomandimet dhe në bazë të cilit parim dhe në çfarë mënyre duhet bërë plani për rreziqet e korrupsionit për vitin e ardhshëm për vitin 2023. Megjithatë, i referohet aspektit institucional, dhe në përgjithësi, të gjitha ato institucione për të cilat në mënyrë të pavarur përfaqësojnë pjesë të pushtetit legjislativ, ekzekutiv apo gjyqësor, jam i sigurt se do të jetë në fokusin e aktiviteteve të ambasadores së re të SHBA-së”, tha Gërkovska.

Në seancën e djeshme dëgjimore në Komisionin e senatit për punë të jashtme, Anxhela Prajs Ageler, e nominuar nga presidenti Xho Bajden për ambasadore të SHBA-së në vend, tha se do të punojë për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut të zhvillojë një strategji kombëtare që në mënyrë efektive do t’i mbajë përgjegjës aktorët e korruptuar. , njoftoi Zëri i Amerikës në gjuhën maqedonase.

Ageler, gjithashtu tha se SHBA-ja e mbështet Maqedoninë e Veriut në qëllimin e saj afatgjatë për aderim në BE.

“Ne qëndrojmë fuqishëm pas procesit të zgjerimit të BE-së, sepse ai ka avancuar zhvillimin demokratik dhe ka promovuar paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në kontinentin evropian, duke ndërtuar partnerë strategjikë më të fortë për Shtetet e Bashkuara. Maqedonia e Veriut kapërceu sfida të vështira dhe bëri zgjedhje të vështira për të bërë hapa historikë përpara në rrugën e saj hyrëse. Nëse konfirmohet, unë do të ndërtoj mbi këto suksese për të siguruar atë rrugë përpara”, tha Ageler.