Ganiu: Po asfaltojmë rrugën “Petre Georgiev” të lagjes Saat Kullë

Shkup, 14 korrik – Në Çair të Shkupit vazhdon asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave. Sot kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, publikoi pamje nga punimet që po realizohen në rrugën “Petre Georgiev” të lagjes Saat Kullë.

“Mirëqenia e secilit banorë të Çairit është gjë primare për ne, andaj me intensitet të plotë po vazhdojmë me ndërmarrjen e aksioneve të rregullimit të infrastrukturës rrugore, gjithkund ku është e nevojshme”, shprehet ai./Zhurnal.mk

https://www.facebook.com/VisarGaniu.Cair/posts/586236849522888