Funksionarët e Besës demantojnë lajmet se marin kompenzime nga komuna e Tetovës

Tetovë, 21 qershor – Pas publikimit të lajmit në disa media se funskionarët e Besës marrin kompenzime financiare nga Komuna e Tetovës, i menjehershëm ka qenë reagimi i funksionarëve duke i quajtur gënjeshtra dhe duke kërkuar që gazetari të kërkoj falje ose do të ngritet padi penale për shpifje.

Ja reagimi i plotë:

Në tekstin e publikuar nga portali “Tetovasot.com” nga gazetari Nevrij Ademi me titull “Bilall Kasami si Teuta Arifi, ka punësuar 200 militant të BËSËS që marrin rroga në komunën e Tetovës (VIDEO)”, mes tjerave përmendet edhe emri im megjithëse gazetari ka patur mundësi të më drejtohet me pyetje dhe të merr përgjigjen e duhur, ai përmes tekstit është munduar të krijon opinion të rrejshëm se unë si funksionar i Lëvizjes BESA marr kompenzim finansiar nga Komuna e Tetovës.Duke e ndier si përgjegjësi morale së pari ndaj qytetarëve të Tetovës por edhe gjithë atyre që më njohin ju njoftoj se asnjëherë nuk kam marrë asnjë kompensim finansiar nga Komuna e Tetovë dhe poashtu e them këtu publikisht se as tash dhe as në të ardhmen nuk do kem asnjë përfitim finansiar nga Komuna e Tetovës.I bëj apel gazetarit të “tetovasot.com” që në afat sa më të shpejtë të kërkon falje publike për lajmin e publikuar, përndryshe do jem i detyruar që të marr gjitha masat ligjore për keqpërdorimin e emrit tim në një tekst të orkestruar me qëllime politike ku dëmtohet imazhi im.