Forum rajonal “Të drejtat e njeriut dhe qasja në informacione”

Shkup, 14 korrik – Në kuadër të projektit rajonal “Nxitja e bashkëpunimit rajonal dhe përgjigje në nivel të politikave gjatë krizës”, sot do të mbahet onlajn forum rajonal “Të drejtat e njeriut dhe qasja në informacione”.

Forumi ka për qëllim të japë kontroll dhe ta theksojë rëndësinë e rolit të të drejtave të njeriut dhe qasjes në informacione gjatë pandemive, duke i theksuar aspektet për mundësimin e aktiviteteve të tilla, si dhe ndarjet e praktikave më të mira lidhur me këtë temë.

Ky forum është organizuar në kuadër të projektit rajonal “Nxitja e bashkëpunimit rajonal dhe përgjigjeve në nivel të politikave gjatë krizës” të zbatuar nga Partners Albania për ndryshime dhe zhvillim, Qendrës maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar, Qendrës për iniciativa qytetare, Qendrës për zhvillim të organizatave joqeveritare, Iniciativave qytetare dhe Fondacionit për shoqëri qytetare të Kosovës. Projekti është financuar nga Balkan Trust for Democracy, projekti i German Marshall Fund of the United States dhe USAID.

Në forum pritet të marrin pjesë përfaqësues të organizatave civile, institucione publike, sektori privat, donatorët, bashkësia akademike dhe mediat nga rajoni.