Fondacioni “Zaev – Një shoqëri për të gjithë” dërgoi 20 tonelata ndihmë humanitare për ushtrinë dhe popullsinë civile në Ukrainë
Shkup, 13 Qershor – Nëpërmjet fondacionit Zaev – Një shoqëri për të gjithë, dërguam 20 tonë produkte të ndihmës humanitare maqedonase për ushtrinë dhe popullatën civile në Ukrainë.
Ne kemi ofruar ndihmën në koordinim me Gorenjuk Oleksandr, deputet i Parlamentit të Ukrainës.
Ndihma mbërriti në Odesa, një pozicion strategjik i Ukrainës demokratike, por edhe qytet nga ku vepronte për çështjet maqedonase Krste Petkov Misirkovi.
Le të jetë kjo ndihmë një kontribut për mbrojtjen e popullatës ukrainase e cila është nën agresionin ushtarak të Rusisë.
Mbështetja e pavarësisë dhe sovranitetit të Ukrainës dhe dënimi i pushtimit ushtarak rus është pozicioni ynë i qartë si anëtarë të botës perëndimore, demokratike dhe paqësore.

