EURAKTIV: Holanda tani është “PËR” inkuadrimin e RMV-së dhe Shqipërisë në BE

Shkup, 13 qershor – Qeveria e Holandës tani i mbështetë kandidaturat për inkuadrim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, për dallim të vitit 2019 kur së bashku me Francën dhe Danimarkën, bllokuan negociatat e dy vendeve ballkanike, ka shkruar sot EURAKTIV, transmeton Zhurnal.

Kabineti dhe partitë e koalicionit në Parlamentin holandez tani janë “PËR” dy vendet nga Ballkani, të cilat shpresojnë për fillim të negociatave për anëtarësim, që të hyjnë në Bashkimin Evropian.

Inkuadrimi për Shkupin, siç theksohet, për momentin është bllokuar me veton nga Bullgaria përshkak se siç thuhet “gjuhës dhe historisë së përbashkët”, derisa përparimi i Tiranës në BE është i lidhur me atë të Maqedonisë së Veriut.

Parlamenti evropian që në maj e ka thirrë Këshillin Evropian të fillojë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në BE, duke e theksuar si “kontekst gjeostrategjik të marrdhënieve me Rusinë dhe agresionin e saj mbi Ukrainën”, ka shkruar Euraktiv.

“De Telegraaf” ndërkohë ka shkruar se kryeministri Mark Rute tani është për kandidimin për inkuadrim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, dhe rikujton se në vitin 2018 ai tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut “do ta dobësojnë gjithë Unionin”, duke theksuar korrupsionin dhe mungesën e lirisë së mediave. Në vitin 2019, holandezët së bashku me Francën dhe Danimarkën patën bllokuar negociatat për dy vendet.

Rute tani përpiqet të mbledhë mbështetje në gjithë bllokun. Që në maj, ai dhe kancelari gjerman Olaf Sholc biseduan për inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në press konferencën në Hag.

“Të gjithë së bashku po përpiqemi në Bashkimin Evropian të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë që të sigurojmë Ballkani Perëndimor të ngelet stabil dhe të gjejmë zgjidhje për problemet që janë atje, veçanërisht lidhur me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë”, pati thënë Rute./Zhurnal.mk