Edi Rama reagon pas histerisë së krijuar në Maqedoni për shakanë me Kovaçevskin

Shkup, 13 qershor – Në samitin në Selanik të premten, kryeministri grek Kirijakos Micotakis ka prezantuar kolegët e Maqedonisë para kancelarit gjerman Olaf Scholz, por në një moment derisa prezantoheshte Kovaçevski si kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Edi Rama ndërhyri me shaka duke shtuar se ai në fakt është kryeministri i “Bullgarisë Perëndimore” së ardhshme, transmeton Zhurnal.

Rama dhe Kovaçevski ishin pre e kritikave të shumta përshkak kësaj shakaje si dhe për faktin që kryeministri i Maqedonisë nuk u përgjigj për këtë por vetëm buzëqeshi.

Ndaj këtyre sulmeve nuk mungoi reagimi i kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Ai në Twitter profilin e tij këtë histeri e ka komentuar me fjalët “për të qeshur dhe qarë”.

“Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë! Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve🤮” , ka shkruar Edi Rama./Zhurnal.mk

https://mobile.twitter.com/ediramaal/status/1535949729405849600?cxt=HHwWgMC-4YOJ5dAqAAAA