Dukja atraktive e Duas merr vëmendje, mahnit me performancën e saj në Kanë

Dua Lipa është këngëtarja më e komentuar në media, për performancat dhe dukjet e saj për t’u pasur zili.

Ajo po vazhdon turneun e saj “Future Nostalgjia”.

Dua nuk heziton dhe sjellë imazhe të ndryshme për miliona fansa të saj.

Në imazhet e saj të fundit, ylli shqiptar duket në formën më të mirë dhe me shumë stil në performancën e saj në festivalin e Spotify të mbajtur në Kanë të Francës.

Dua shihet e veshur në një fustan elegant me ngjyrë të gjelbër dhe të shkurtër i cili ia theksonte linjat mahnitëse të trupit.

Ndryshe, Dua u komentua shumë javët e fundit në Kosovë për shkak të festivalit “Sunny Hill”.

Ky festival u rikthye sërish në Prishtinë në vendin e saj, gjë për të cilën është shprehur tejet e lumtur edhe Dua, organizatorja e festivalit.