Ditët në vijim kryesisht mot i ngrohtë

Shkup, 10 korrik – Në ditët në vijim moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa vende-vende erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperaturat do të jenë në rritje graduale, paralajmërojnë nga Drejtoria për punë hidro-meteorologjike.

Sot moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla mesatare dhe me erë të matur, përgjatë Vardarit kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 22 deri 28 gradë.

Në Shkup, gjithashtu, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të matura dhe me erë mesatare nga drejtimi verior.