“Ditët e karrierës 2022”, studentët u takuan me komunitetin e biznesit

Shkup, 26 Maj – Në kuadër të UNT-së u zhvillua panairi “Ditët e karrierës 2022”. Qëllimi i tij është që të vendosen kontaktet e para mes studentëve dhe punëdhënësve për punësime të kuadrit të ri. UNT do të adoptojë programet studimore në bazë të kërkesave në tregut të punës, ndërsa takimet e tilla do të jenë tejet frytdhënëse për studentët, u tha me këtë rast.

“Ky takim i panairit të karrierës paraqet një mundësi të mire të takimit të ofertës dhe kërkesës që do të thotë se studentët që janë të interesuar për punë dhe kompanive që ofrojnë vende të punës duke u nis nga problemet në tregun e punës në RMV me fuqi punëtore që kërkojnë kompanitë kjo është një mundësi  e mirë dhe ajo që më inkurajon janë listat e kompanive me studentët e regjistruar të paraqiten si për punë praktike po ashtu edhe për punësime.”,- tha rektori i UNT-së, Izet Zeqiri.

Të rinjtë ishin tejet entuziastë për tu njoftuar me ofertat e kompanive duke shtuar se ngjarjet e tilla parandalojnë fenomenin “brain drain”.

“Ky eveniment ofron mundësinë që të kontribuojë në ndaljen e fenomenit të ikjes së trurit, apo emigrimit të të rinjve.”,- theksoi një studente.

“Shpresojmë që pas dy viteve të punësohem në ndonjë kompani të shkencave teknike dhe besojmë për një jetë më të mire në vendin tone që mos të shkojmë jashtë.”,- tha një student.

27 kompani private u prezantuan në kuadër të ditëve të karrierës, ndërsa evenimentet e tilla do të shndërrohen në traditë u tha me këtë rast.