Disa pjesë të Butelit dhe Kisela Vodës pa energji elektrike
Shkup, 26 korrik – Shfrytëzuesit e bulevardit “Hristijan Todorovski Karposh” në lëvizje tek udhëkryqi me rrugën “Ferid Bajram” dh objektet rreth ish-“Tediko” në komunën e Butelit sot nga ora 8.00 deri në ora 15.00 do të mbesin pa energji elektrike.
Nga ora 8:30 deri në ora 14:00 pa energji elektrike do të jetë edhe një pjesë e fshatit Gorno Sonje, vendi i quajtur Nën Kishë, ndërsa nga ora 9:00 deri në ora 12:00 një pjesë e rrugës “Rruga për në Kitkë” në komunën e Kisela Vodës.
Siç informojnë nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza të Qytetit të Shkupit, arsyeja për ndërprerjen e rrymës është kryerja e ndërhyrjeve të planifikuara teknike në rrjetin e distribuimit nga ana e ekipeve të EBN Maqedoni SHA Shkup.

