Debat: Aktivitetet ilegale janë kërcënim për sektorin pyjor, ky është një problem i gjithë shoqërisë

Shkup, 23 qershor – Paradigmat se jemi të pasur me pyje dhe fjala e përdorur shpesh se pyjet janë thesari ynë më i madh duhet urgjentisht ta ndryshojmë pasi ajo nuk është më realitet. Pyjet janë të rrezikuara, sidomos nga prerja e paligjshme dhe shitja e paligjshme.

Këtë e theksoi Mileva Gjurovska, koordinator kombëtar në KKBE-MK dhe kryetar i Lëvizjes Evropiane në sesionin e sotëm të katërt të Konventës kombëtare për Unionin Evropian në Maqedoninë e Veriut të Grupit 5 të punës- Mjedisi (Kapitulli 27) me temë “Mbrojtja e natyrës përmes menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve”. Ajo përmendi rëndësinë e Direktivës së BE-së për shtetet anëtare se është e detyrueshme marrja e masave rigoroze në luftën kundër prerjes së paligjshme të pyjeve.

“Procesi i harmonizimit të legjislacionit kombëtar me atë evropian është ende në vazhdim. Raportet e KE-së tregojnë se pjesa normative është e kënaqshme, por është e nevojshme t’i kushtohet më shumë vëmendje zbatimit dhe të sigurohen resurse në mënyrë që të gjitha masat dhe rekomandimet e miratuara në nivelin e planeve të veprimit dhe strategjive të mund të zbatohen në praktikë”, deklaroi Gjurovska.

Euroambasadori Dejvid Gir tha se rreth 30 për qind e territorit të vendit janë të mbuluara me pyje, ndërsa në BE pyjet mbulojnë rreth 43 për qind nga sipërfaqja e Unionit dhe ky është, siç tha ai, një resurs i madh. Ai theksoi se sfidat kryesore me të cilat përballet BE-ja janë të njëjta me ato në Maqedoninë e Veriut dhe ka theksuar nevojën urgjente për ndryshime në frymën e Marrëveshjes së gjelbër Evropiane dhe strategjive që lidhen me biodiversitetin dhe pylltarinë.

“Marrëveshja e gjelbër evropiane është iniciativë kryesore e BE-së e cila është e përpunuar për të trajtuar tre sfida kryesore. Së pari, ndryshimi i klimës, së dyti, rënia e biodiversitetit dhe së treti dëmtimi I mjedisit dhe efektet e dëmshme të mënyrës së përdorimit të planetit dhe kjo vlen edhe për ruajtjen e biodiversitetit, pyjet, promovimin e bujqësisë së qëndrueshme, mbrojtjen nga pesticidet, kimikatet, zhvillimi i qytetit të gjelbër – ajo që ne e quajmë ekonomi qarkulluese në të cilën ne shfrytëzojmë sa më shumë burimet. Këto janë gjithashtu sfida kryesore edhe në Maqedoninë e Veriut dhe për t’iu afruar këtij qëllimi Strategjia e pyjeve të BE-së ka siguruar udhëzim se si të ruhen dhe menaxhohen më mirë pyjet,” deklaroi ambasadori Gir.

Nga ana tjetër, ambasadori sllovak Henrik Markush i cili ka kaluar me biçikletë mbi 70 për qind të territorit të Maqedonisë së Veriut dhe është i inkurajuar me pyjet në vend.

“Është e nevojshme që të punoni më shumë në turizmin dhe promovimin e bukurive të këtij vendi, të peizazheve të bukura që fshihen nga turistët. Nga ana tjetër duhet të punohet në menaxhimin e pyjeve dhe në veçanti grumbullimin e mbetjeve të shpërndara në pyjet pranë zonave urbane ose rurale. Duhet të ekzistojnë instrumente të cilat do të përdoren në nivel lokal dhe ndërgjegjësim të popullatës vendase, sepse ata janë të parët që thirren të kujdesen për pyjet. Nuk bëhet fjalë për shumë para, por për edukim të ngritjes së vetëdijes dhe organizimin e aksioneve për grumbullimin e mbeturinave nga pyjet”, deklaroi Markush i cili vetë ka marrë pjesë në disa aksione të tilla në vend.