Dafina Zeqiri poston unazë në gishtin e martesës, a po paralajmëron ajo diçka?

Dafina Zeqiri përtej muzikës ajo komentohet shumë edhe për jetën e saj private.

Dafina prej dy vitesh është duke shijuar lidhjen e saj me Dj Geek.

E ata nuk hezitojnë aspak të postojnë momente romantike nga romanca e tyre.

Tani janë duke kaluar disa ditë pushimi në bregdet, por duket që ky pushim ishte më i veçantë për këngëtaren.

Në “Instastory” ka publikuar një foto ku ka vënë në fokus një unazë me diamant.

Me këtë postim shtoi dyshime se ndoshta Geek i ka propozuar këngëtares, por si qëndron e vërteta duhet të presim deri në konfirmimin e tyre.