Covid po bën kërdinë në Gereqi, për një javë mbi 122 mijë infektime dhe 355 të vdekur

Athinë, 3 Gusht – Javën e kaluar në Greqi u regjistrua një rritje prej 21 për qind e numrit të vdekjeve nga Covid-19, gjithsej 355 vdekje, por edhe një rënie me 11 për qind e numrit të rasteve pozitive, sipas raportit javor.

Organizata e Shëndetësisë Publike për gjendjen me pandeminë në vend, në periudhën 25-31 korrik janë konfirmuar 122.230 raste me Covid-19, nga të cilët 20 për qind janë riinfeksione dhe janë kryer 802.999 testime, me një normë pozitive prej 15.22 për qind, krahasuar me 15.56 për qind një javë më parë.

Në shtatë ditë janë regjistruar 355 vdekje, 21 për qind ose 84 vdekje më shumë se javën e kaluar. Në periudhën specifike, në spitalet greke janë shtruar 2558 dhe 2219 pacientë, ndërsa në repartet e terapisë intensive në spitalet greke janë gjithsej 138 persona.

Që nga fillimi i pandemisë në Greqi janë konfirmuar 4,474,616 raste me Covid-19 dhe kanë vdekur 31,377 persona.