Cllevio thyen rregullat edhe në burg, hyn “Live” në Instagram

Cllevio këto ditë ndodhet në qendër të mediave rozë pas sherrit me Noizyn

Ai ndodhet prej disa ditësh pas hekurave pasi theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pas përleshjes së bujshme që pati me Noizyn.

E videoja, ku Cllevio bisedon me një vajzë po bën xhiron e rrjetit, ku tregon disa vargje të këngës së re që ka krijuar.

E më pas, në një postim, ai falënderon shokët e qelisë pasi e kanë pritur si “Personalitet Ganggo”.