Britney Spears dhe Sam Asghari martohen të enjten

Këngëtarja e “Sometimes”, Britney Spears dhe i fejuari i saj, Sam Asghari, po martohen sot (e enjte), në bazë të një raportimi nga TMZ.

Dyshja do të organizojnë një ceremoni intime të rrethuar nga 100 persona të përbërë nga miqtë dhe familjarët.

Raportohet se vëllai i Spears, Bryan, do të jetë i pranishëm, ndërsa motra dhe prindërit nuk janë të ftuar për shkak të konflikteve që kishin me këngëtaren.

TMZ tutje thekson se nuk dihet akoma se nga kush do të jetë e shoqëruar ylli i muzikës pop, 40-vjeçare.

Trajneri personal i propozoi yllit të “Crossroads” në shtëpinë e saj në shtator pas afro pesë vitesh lidhje.

Në nëntor, bukuroshja bionde zbuloi se Donatella Versace do të dizajnonte fustanin e saj të nusërisë.

Pavarësisht se bënë pushime luksoze këtë kohë, dyshja pësuan një humbje të madhe.

Britney tregoi javë më parë në rrjete sociale se kishte humbur foshnjën, fëmijën e parë me Sam.

Nga martesa e mëparshme, Spears ka dy djem: Sean Preston Federline dhe Jayden James Federline.