Bozhinovski: Më është shkelur e drejta e mbrojtjes
Shkup, 7 qershor – I akuzuari i dytë në rastin “Talir 2”, Kiril Bozhinovski, ish-sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së dhe i Qeverisë, dërgoi kritika për Gjykatën Themelore Penale në Shkup se gjatë gjykimit për këtë lëndë i janë shkelur të drejtat e tij.
“Gjykata bëri shkelje të të drejtës së mbrojtjes sime me atë që pranoi si dëshmi që të kryhet ekspertizë nga Prokuroria e cila është përgatitur pa njohuri dhe pjesëmarrje të mbrojtjes”, tha i akuzuari Bozhinovski.
Njëherësh, ai theksoi se ky dëshmim është realizuar në kundërshtim me rregullat ligjore të cilat parashikojnë se palët përmes këshilltarëve teknikë kanë të drejtë të marrin pjesë në grumbullimin e dëshmive dhe realizimin e ekspertizës.
“Gjykata nuk e pranoi propozimin e mbrojtjes për marrjen e vendimit për zbatimin e super ekspertizës gjatë ekzistimit të ekspertizave kundërshtuese të PTHP-së dhe të mbrojtjes. Kjo paraqet shkelje të barazisë së armëve”, theksoi Bozhinovski.
Mes tjerash ai mohoi se është marrë vesh ose ka negociuar me SHA – Beton për ndërtim të selisë së VMRO-DPMNE-së. Me dëshmitë e prezantuara nga Prokuroria ai theksoi se nuk është bazuar aktakuza.

