Bislimovski: Nga mesnata dizeli do të lirohet për dy denarë

Shkup, 27 korrik – Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Marko Bislimovski sot paralajmëroi çmime të reja të karburanteve. Dizeli, siç tha, do të lirohet për dy denarë.

“Edhe një herë konfirmohet se KRRE punon sipas metodologjisë së publikuar, ndërsa deri në vitin 2019 metodologjia ishte dokument sekret dhe nuk guxohej të publikohej. Ata që na vendosën në bilbord, tani publikisht të kërkojnë falje dhe të thonë se kanë gënjyer”, theksoi Bislimovski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas takimit të punës me përfaqësuesit e Asociacionit Energjetik të Maqedonisë së Veriut në Odën Ekonomike.