Bie pema, ndërpritet komunikacioni në vendkalimin Mexhitli
Shkup, 28 korrik– LAMM-i informon se nga ora 19:30, në VK Mexhitli është në ndërprerje komunikacioni në të dyja drejtimet për shkak të rënies së një peme.
Në raportin e jashtëzakonshëm të LAMM-it nuk ka informacione shtesë.

