Bekim Sali siguron 101 mijë vaksina Moderna, por kush do t’i mer se?

Shkup, 8 qershor – Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali sot ka takuar ambasadoren kroate në vend, Nives Tiganj.

Në takim është diskutuar për sfidat e sistemeve tona shëndetësore, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit shëndetësor mes dy vendeve.

Gjithashtu, ministri Sali ka siguruar 101,000 doza të vaksinave Moderna si mbështetje nga Kroacia. Por pyetja për këto doza të vaksinave është se kush do t’i mer këto vaksina, duke patur parasysh numrin shumë të ulët të qytetarëve të interesuar për vaksinim.

Të mos harojmë, në prill u shkatërruan tërësisht 267 mijë vaksina ndërsa tani në korrik afati do t’iu kalojë edhe 500 mijë të tjerave./Zhurnal.mk

https://www.facebook.com/BekimSali.AAA/posts/154397447111099