BEG-ut iu mor licenca për prodhim të energjisë ngrohëse

Shkup, 20 qershor – Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit (KRRE) solli vendim për marrje të licencës për ushtrim të veprimtarisë energjetike të energjisë ngrohëse kompanisë Ballkan enerxhi SHPKNJP – BEG.

Vendimi i sotëm , siç informoi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski, pason pas mbledhjes përgatitore të mbajtur më parë lidhur me kërkesën e BEG-ut për ndërprerje të licencës për ushtrim të veprimtarisë energjetike prodhim i rregulluar i energjisë ngrohëse. BEG-u, theksoi, të premten parashtroi kërkesë për ndërprerje edhe të licencave për distribuim dhe furnizim me energji ngrohëse, pas çka KRRE do të sjellë vendime adekuate.

“Për vendimin e sotëm në pajtim me Ligjin për energjetikë e njoftuam Qeverinë e cila tani duhet të zbatojë procedurë për zgjedhje të ushtruesit të veprimtarisë publike energjetike prodhim i energjisë ngrohëse. Pasi që të bëhet rizgjedhja, KRRE do të japë licencë adekuate. Deri në përfundimin e procedurës BEG-u ligjërisht është i obliguar ta kryejë veprimtarinë publike – prodhim i ngrohjes, pas çka obligimin do ta marrë kompania e cila do të zgjedhet në procedurën e kryer nga Qeveria”, tha Bislimovski në konferencën e sotme për shtyp.

Sqaroi se BEG-u, si shkaqe kyçe në kërkesën për ndërprerje të validitetit të licencës i ka cekur paaftësinë kreditore, likuiditetin e çrregulluar, pasigurinë juridike gjatë punës për shkak të procedurave të shumta gjyqësore të iniciuara kundër kompanisë, kontestimin e ligjshmërisë së licencës për prodhim të rregulluar të energjisë ngrohëse nga personat juridik dhe institucionet, si dhe kontestimin e validitetit të kontratës për blerje të mjeteve themelore.

“Pres me kohë të përfundojë procedura dhe të zgjidhet ushtrues i ri i veprimtarisë dhe nëse ka gaz të mos ketë kurfarë probleme në furnizimin e shkupjanëve me energji ngrohëse”, tha Bislimovski dhe shtoi se furnizimi me gaz varet nga politikat globale.

Vendi, sipas tij përveç gazit rus ka mundësi të furnizohet edhe me gaz tjetlr përmes interkonektorit me Bullgarinë, sepse Bullgaria është e lidhur me Greqinë, ndërkaq, siç tha, ushtruesi i veprimtarisë energjetike për prodhim të ngrohjes ka edhe obligim të ketë derivat alternativ për furnizim të papenguar 15-ditor me energji ngrohëse, në këtë rast, mazut. Rekomandoi të mendohet që mazuti të zëvendësohet me dizel, sepse ndotë më pak dhe shtoi se për atë do të nevojiten vetëm adaptime të vogla të ngrohtoreve. Në rast se Rusia e ndërpret dërgesën e gazit për vendin dhe të mos gjendet mënyrë alternative, siç tha, transformuesit në disa komuna të Shkupit nuk janë të dimensionuar të përballuar ngarkesë shtesë nëse qytetarët transferohen në ngrohje me energji elektrike.