Avokati i Popullit kërkon respektim të pakushtëzuar të të drejtave të njeriut

Shkup, 20 qershor – Këtë vit, 20 Qershori – Dita Botërore e Refugjatëve e shënojmë nën moton “Gjithmonë dhe kudo, secili ka të drejtë të ndjehet i sigurt”. Për fat të keq, miliona njerëz në mbarë botën nuk ndihen të sigurt për momentin dhe kanë frikë për jetën e tyre dhe jetën e të dashurve të tyre për shkak të armiqësive që po ndodhin në vendet e tyre, thotë Avokati i Popullit Naser Ziberi në kumtesën me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve.

“Sfida që solli këtë vit është edhe më e madhe për shkak të krizës ekonomike globale në botë që ndodhi si pasojë e dy viteve të mbylljes së kufijve dhe ndryshimit të stilit të jetesës për shkak të pandemisë së virusit Kovid-19, por edhe çmimeve jashtëzakonisht të larta të ushqimeve, si dhe nafta dhe gazi”, tha Ziberi.

Ai shton se të gjitha këto zhvillime kanë shtuar lëvizjet e emigrantëve, krizat e refugjatëve dhe humanitare, si dhe vuajtjet që ato sjellin dhe asnjë vend në botë nuk është kursyer prej tyre.