ASH denoncon: Policia pyjore ka kapur familjarin e një kryetari partie nga Kërçova

Shkup, 28 Korrik – Deputeti i ASH, Syrija Rashidi, gjatë seancës së sotme plenare nga foltorja e Kuvendit ka denoncuar një rast të paprecendentë me të cilin policia pyjore është përballur.

Rashidi u shpreh se policia pyjore ka vijuar me kontrollet dhe ka arritur deri te kryetari i një partie në Korçovë. Mirëpo, sipas deputetit procedurat nuk kanë shkuar deri në fund pasi autoritetet janë përballur me kërcënime nga familjarët e kryetarit, duke lënë në mes procesin.

“Ka patur kontrolle të policisë pyjore dhe kanë arritur deri të kryetari i partie nga Korçova, po familjarët ushtrojnë presion te policia që mos ngrejë padi. Kjo na kthen mbrapa në 2014 kur ka patur aksion të policisë në të gjithë vendin i cili u ndërpre kur hasi sharran ë gozhde kur preku këto interesa dhe është përballur me kërcënimin se mund të bjerë qeveria. Problemi kryesor janë prerësit legal, ata që kanë dokument dhe i presin pyjet. Bëhet fjalë për nejrëz që vishen ne pushtet, para një viti i veshën bluzat e gjelbërta dhe thanë që janë bërë të gjelbërt por por të gjelbërt kanë mbesur se presin pyjet dhe i kthejnë në euro të gjelbërt”, tha ai.