Arsim Hasani zgjedhet kryetar i ASH, dega Kumanovë

Kumanovë, 19 Qershor – Aleanca për Shqiptarët dega Kumanovë në Kuvendin që mbajti sot, me shumicë të votave vendosi që Arsim Hasani të udhëheq me degën, përcjell Televizioni FESTA.

Kuvendin nga afër e ndoqën sekretarja e përgjithshme Vjollcë Berisha si dhe sekretari organizativ Elmi Aziri të cilët gjithashtu e përshëndetën kuvendin me fjalimet e tyre.

Gjithashtu gjatë këtij kuvendi u zgjodh edhe kryesia e degës.