Antikorrupsioni me iniciativë për procedurë penale për Rashkovskin dhe Zekirin

Shkup, 1 qershor – Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) do të ngre iniciativë për fillimin e procedurës për ndjekje penale në Prokurorinë Themelore në Shkup kundër ish sekretarëve të përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski dhe Muhamed Zeqiri, të cilët sipas njohurive të Antikorrupsionit gjatë kryerjes së detyrës së tyre zyrtare kanë kryer vepër penale keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar, në lidhje me lidhjen e kontratave të autorëve nga ana e Sekretariatit të Përgjithshëm me persona të jashtëm.

Kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska sqaroi se baza ligjore për formimin e kësaj lënde ishte publikimi në media se Qeveria për nevojat e Sekretariatit të Përgjithshëm për shkak të kryerjes së angazhimeve specifike në bazë të kontratave me autorë ka angazhuar shumë persona fizikë jashtë atyre që i kanë të punësuar, me çka ishin paguar honorare të cilat për vetëm një muaj ishin mbi 37 mijë euro gjegjësisht mbi miliona euro për vitin 2019 dhe 2020.

Sipas përgjigjes nga Sekretariati i Përgjithshëm më 31.10.2021 të punësuar në marrëdhënie të rregullt të punës ishin 253, përmes Agjencisë së Autorëve në atë moment ishin 54, ndërsa punëtorë të marrë përmes Agjencisë 18 dhe të angazhuar me kontrata në vepër tetë persona.

Sekretariati i Përgjithshëm para lidhjes së marrëveshjes, tregojnë nga KSHPK, me letër i është drejtuar Agjencisë së Autorëve, prej së cilës ka kërkuar lidhjen e kontratave për autorë me personat konkretë, të dhënat personale të të cilave i përmban në kërkesë, në të cilën janë theksuar detyrat që personi i kryen, kompensimi mujor, periudha e angazhimit… Në periudhën prej vitit 2017 deri në vitin 2021 nga Sekretariati i Përgjithshëm në Agjencinë për Pronësi Intelektuale “Artipck” janë dërguar më shumë se 170 kërkesa për përegatitje dhe lidhje të marrëveshjeve për autorë me persona konkretë.

Në bazë të të dhënave që i ka në dispozicion, KSHPK ka njohuri se në periudhën prej vitit 2017 deri në vitin 2021 në bazë të këtyre kontratave të autorëve nga ana e Sekretariatit të Përgjithshëm ishin paguar të paktën 153 milionë e 244 mijë e 219 denarë.

Në vitin 2017 ishin paguar 15 milionë denarë, në vitin 2018, 44 milionë denarë, në vitin 2019, 35,500 milionë denarë, në vitin 2020, 33,500 milionë denarë dhe në vitin 2021, 24 milionë denarë.

Nga KSHPK tregojnë se më bazë të dokumentacionit i cili iu ishte dhënë për kontroll, dominues është përfaqësimi i angazhimeve për periudhë më të gjatë për çka janë kryer pagesa të shumëfishta, një herë në muaj dhe për persona, për kryerjen e detyrave.

Vlera e marrëveshjeve të lidhura në vitin 2017 me TVSH është 2.288.136 denarë, në vitin 2018, 2.700.000 denarë, në vitin 2018, 4.576.000 denarë, në vitin 2019, 270.000, në vitin 2020 rreth një milion denarë dhe në vitin 2021 270 mijë denarë.

Antokorrupsioni ka marrë të dhëna se nga ana e personave të angazhuar në bazë të marrëveshjeve të autorëve, me kohëzgjatje të ndryshme prej të cilëve janë vazhduar me anekse, janë kryer detyra të përsëritura ditore dhe aktivitete për nevojat e Sekretariatit të Përgjithshëm.

Janë identifikuar 28 të punësuar për të cilët KSHPK ka njohuri se paraprakisht ishin të angazhuar në bazë të kontratave të autorëve, që nënkupton se ata kanë pasur përparësi konkurruese para të tjerëve të cilët janë paraqitur në konkurs.

Siç deklaroi kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska në bazë të të dhënave në të cilat kanë qasje publiku në periudhën prej vitit 2018 deri në vitin 2022 institucione shtetërore, organe të administratës shtetërore dhe njësi të vetëqeverisjes lokale, si dhe ndërmarrje publike, kanë lidhur marrëveshje në vlerë të përgjithshme prej mbi 300 milionë denarë vetëm me një Agjenci për Pronësi Intelektuale.