Angellovska Bezhoska – Georgieva: Po ndërmerren politika të fuqishme për përballje me krizën

Shkup, 10 korrik – Edhe krahas asaj që ambienti ekonomik global sjellë sfida të mëdha, bartësit e politikave ekonomike po ndërmarrin masa dhe politika të fuqishme, u konkludua nga ana e drejtoreshës së Fondit monetar ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva, në takimin onlajn me guvernatoren e Bankës popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e Financave, Fatmir Besimi. Pikëpamjen e saj për politika ekonomike adekuate.

Siç është cekur në kumtesën e Bankës popullore, dëshmi për përshtatshmërinë e politikave është edhe mundësia për qasje drejt Instrumentit për kujdes dhe likuiditet (PLL), përmes të cilit FMN-ja do të sigurojë likuiditet shtesë për vendin tonë për tejkalim të sfidave rrjedhëse, që në të vërtetë ishte edhe temë e takimit. Njëherit, ky instrument u ndahet vendeve të cilat kanë fondamente të shëndosha ekonomike, praktikojnë dhe pritet edhe më tej të praktikojnë politika të shëndosha ekonomike dhe kanë stabilitet makroekonomik. Gjatë procesit të miratimit të PLL-së, vlerësohet përshtatshmëria e politikës monetare, stabilitetit dhe supervizionit të sektorit financiar, si dhe përshtatshmëria e të dhënave statistikore. gatishmëria e Fondit për miratim të instrumentit, flet se Banka popullore u përgjigjet me sukses sfidave në të gjitha domenet e kompetencave të saj.

“Lidhur me politikat të cilat i zbaton Banka popullore, qëllim dhe fokus primar edhe më tej mbetet ruajtja e stabilitetit. Banka popullore filloi me procesin e normalizimit gradual të politikës monetare me qëllim të ruajtjes së stabilitetit dhe efekteve bartëse tej pjesa më e madhe e prodhimeve dhe shërbimeve, përfshirë edhe rritjen e pritjeve të inflacionit, tre herë deri më tani, ishte reaguar tek norma themelore e interesit. Në këtë drejtim, dy herë ishte reaguar edhe tek rezerva detyruese në drejtim të nxitjes së denarizimit”, ceket në kumtesën e Bankës popullore.