Aksident trafiku para RTVM

Shkup, 12 Korrik – Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në bulevardin përballë Radio Televizionit të Maqedonisë.

Hetimet policore janë ende në vazhdim, ndaj qarkullimi është i vështirësuar për shkak të bllokimit të dy korsive të komunikacionit.

Deri më tani nuk ka të dhëna për persona të lënduar rëndë.