Afati i dytë i regjistrimit, ende vende të lira në shkollat e mesme profesionale

Shkup, 21 Qershor – Shkollat e mesme profesionale edhe në afatin e dytë të regjistrimit kanë vende të lira. TVM 2 qëndroi në shkollën e mesme Dimitar Vllahov nga ku mësuam se ka vende të lira në drejtimet estetik të duarve dhe këmbëve, teknik kozmetike dhe teknik i ushqimit. Këto drejtime janë tejet të kërkuara në tregun e punës, ndërsa për drejtimet estetikë dhe teknik ushqimor nxënësit mund të përfitojnë edhe bursë në vlerë prej 3500 denarësh.

“Janë drejtime që kërkohen mjaftueshëm nga tregu qoftë nga shërbimet personale teknik i kozmetikës, estetikë ose teknik të ushqimit dhe në treg kemi shum pak persona që e punojnë këtë punë. Bursë mund të marrin në paralelet duale teknik i ushqimit dhe estetikë vlera e bursës është 3500 denarë dhe do tu takojnë nxënësve varësisht nga suksesi që kanl treguar klasën e nëntë.”, tha Valbona Kadriu, profesoreshë në sh.m Dimitar Vllahov.

Punën praktike nxënësit e relaizojnë në sallone të ndryshme të bukurisë ku pas përfundimit të praktikë spason punësimi.

“Për momentin jemi të lidhur me kompani jashtë shkollës ato kozmetika që i mësojnë nxënësit tanë ato edhe i punësojnë në kompani frizer ato e kanë vendin epunës kudo që të jenë.”, tha Afërdita Lita, profesoreshë e lëndëve praktike.

“Të gjithë nxënëste janë të reja kanë dëshirë mbjelljen e thonjëve dhe pothuajse të gjitha janë bërë perfeksioniste në mbjelljen e thonjëve shumica e nxënësve dhe punojnë me klientë.”, tha Nerimane Kamberaj, profesoreshë e lëndëve praktike.

Nxënësit mund të vazhdojnë të aplikojnë për regjsitrim edhe të marten deri në ora 15, online ose në shkollë me ndihmën e profesorëve. Afati i tretë i regjistrimit doi të mbahet më 28 qershor.