Ademi për propozimin francez: Vendi më i mirë për të përfunduar ky proces është Kuvendi
Shkup, 14 korrik – Si deputetë me kujdes e kemi përcjellë debatin dhe kemi identifikuar shqetësimet kryesore që ishin treguar nga ana e pjesëmarrësve në procesin e gjerë konsultativ për çështjen e propozimit francez për implementimin e vendimit të Bashkimit Evropian për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut. Konsiderojmë se Kuvendi është vendi më i mirë ku duhet të përfundojë ky proces dhe të marrë epilogun e vet dhe të rrumbullaksojë të gjitha pikëpamjet që dolën nga procesi konsultativ dhe në mënyrë adekuate të artikulojë në konkluzione që si detyrë ne, deputetët, do i vendosim si obligim Qeverisë dhe institucioneve tjera të përfshira në negociata.
Këtë e tha sot shefi i GP-së së BDI-së Arbër Ademi në konferencë për shtyp në Kuvend, para fillimit të seancës parlamentare në rend të ditës së cilës është Informacioni për përmbajtjen e propozim-kornizës negociuese, të përcaktuar në ora 13:30.
“Me konkluzionet e sotme që janë në formë të propozimit do ta obligojmë Qeverinë që përgjatë procesit të negociatave në mënyrë të pakushtëzuar të respektojë veçoritë gjuhësore, identiteti, historike dhe kulturore të popullit maqedonas si elemente për të cilat nuk negociohet me BE-në në përputhje me Rezolutën e miratuar poashtu nga ky Kuvend para një viti”, theksoi Ademi.
Siç tha Ademi, vendoset obligim i qartë për Qeverisën dhe ekipin negociues me pranimin e RMV-së me anëtarësi të plotë në BE, gjuha maqedonase do të jetë një nga gjuhët zyrtare të BE-së pa kurrfarë sqarime shtesë, fusnota apo asterisk.
“Qeveria do të jetë obliguese përgjatë procesit negociator, çështjet bilaterale të ndërlidhura me negociatat bilaterale që nuk janë drejtpërdrejtë me të drejtën e BE-së dhe me kriteret e Kopenhagës për anëtarësim, të mos i pranoj si përcaktime që varet hapja apo mbyllja e kapitujve dhe klasereve gjatë procesit të hyrjes në BE. Me konkluzion të posaçëm si një lloj përcaktime do ta obligojmë Qeverinë që të gjitha obligimet paraprake sipas miratimit të tyre të vendosen në deklaratën e hapur e RMV-së gjatë hapjes së konferencës së parë ndërqeveritare me çka do të sigurohen konkluzionet në këtë Kuvend të hyjnë edhe në listën e BE-së para fillimit të negociatave si linja të kuqe të vendit pa të cilat negociatat nuk mund të vijojnë”, sqaroi Ademi, duke sqaruar konkluzionet.
Duke iu përgjigjur pyetjeve, Ademi tha se pret që të gjithë deputetët të votojnë për këto konkluzionet, sepse, siç theksoi , qartë dhe zëshëm, kristal pastër po mbrohet identiteti maqedonas, gjuha maqedonase dhe veçoritë e popullit maqedonas.
Sipas tij, nuk ka dëm nga diskutime dhe debate dhe u bëri thirrje të gjitha partive politike dhe nga pozita dhe nga opozita, nëse konsiderojnë se diçka duhet të riformulohet, të ulën dhe të bisedojnë.
“Nëse konsideroni se diçka duhet të riformulohet, duhet “uording” më i ndryshëm për këto konkluzione të ulemi dhe të bisedojmë për të ardhur në një pozicion të përbashkët”, tha Ademi.
Në lidhje me protokollin, Ademi tha se ka lexuar dhe ka reciprocitet nga aspekti i detyrimeve.
Ai nuk pajtohet se ka detyrime vetëm për Maqedoninë e Veriut, por se ka detyrime edhe për Bullgarinë.

