Vazhdon aplikimi për shujtën e subvencionuar të studentëve, të drejtë kanë gjithashtu brucoshët potencialë që do ta fitojnë statusin e studentit të rregullt

Shkup, 27 gusht  – Në vijim  është aplikimi për shujtën e subvencionuar të studentëve. Thirrja vlen edhe për brucoshët potencialë të cilët prej më 20 shtator do të fitojnë statusin e studentit të rregullt, njoftuan sot nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

 Ata theksojnë se afati për aplikim zgjatë deri më 5 shtator.

“Mbështetja financiare në vlerë prej 140 denarë është e dedikuar për blerjen e ushqimit, ndërsa  studenti mund ta shfrytëzojë nga e hëna deri të shtunën, tek personat juridikë të cilët prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqime”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.