Kuvendi e filloi seancën e dytë

Shkup, 7 qershor – Kuvendi sot e filloi seancën me debat rreth pikës së parë nga rendi i ditës për verifikimin e mandatit të deputetëve në Kuvend.

Në rend dite të seancës janë Projekt vendimi për zgjedhjen e kryetarëve, nënkryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit, si dhe projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizimin dhe punën e administratës shtetërore. Organet, sipas procedurës së shkurtuar të propozuar nga kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Gjatë përcaktimit të rendit të ditës nuk u pranuan kërkesat e deputetëve Sashko Jançev nga E Majta dhe Oliver Spasovski nga LSDM-ja për tërheqjen e propozim-amendamenteve të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore.

Spasovski, duke sqaruar kërkesën, tha se nuk lejohet të miratohet ligji sistematik me të cilin rregullohet rritja e numrit të ministrive dhe agjencive, me procedure të shkurtuar.