LSDM: Mickoskit po i lëkundet karrigja, ndaj porositë anketa me rezultate të kurdisura
Shkup, 8 gusht – Hristijan Mickoskit i dështuan të gjitha gënjeshtrat, të gjitha bllokadat dhe të gjitha përpjekjet për skenare të dhunshme dhe të përgjakshme. Për interesa personale, Mickoski i gënjente qytetarët, i gënjente partnerët e koalicionit dhe anëtarësinë e tij, thërriste në protesta në të cilat as vet nuk paraqiteshte. Pasi u lexua, Mickoski ngeli i vetëm dhe i izoluar me mbështetje vetëm nga Levica e Dimitar Apasievit. Kështu shprehen sot nga partia në pushtet LSDM.
Sipas tyre, pas të gjitha mposhtjeve, Mickoski frikësohet për karrigen e tij në pallatin e bardhë, e për këtë ai porositë anketa me rezultate të kurdisura në të cilat nuk besojnë as anëtarësia e VMRO-DPMNE-së.
“Gjithë kjo tanimë është parë, gjithnjë kur Mickoskit i lëkundet karrigja, ai porositë anketa që t’ia kenë frikën. Asnjë anketë e finguar nuk e fshehë faktin që Mickoski dhe VMRO-DPMNE punojnë në kundërshtim me qytetarët, kundër interesave shtetërore dhe nacionale”, thonë nga LSDM./Zhurnal.mk

