Pa ujë një pjesë e Radishanit, Rrugës së Lubotenit dhe Rrugës së Rashtanit
Shkup, 8 gusht – Për shkak të një defekti në gypin lidhës në rrugën 28/43 në Radishan, sot ndërprerje në furnizimin me ujë do të kenë shfrytëzuesit e një pjese të Radishanit, Rrugës së Lubotenit dhe Rrugës së Rashtanit.
Nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi në Shkup informojnë se furnizimi me ujë është ndërprerë prej orës 08:45 deri në përfundimin me sanimin e defektit.

